Lajme

Peqin, i mituri vret aksidentalisht me çifte të vëllanë

Një i ri është qëlluar për vdekje me armë gjahu mbrëmjen e sotme në fshatin Galush të Peqinit. Viktimë ka mbetur 21-vjeçari i identifikuar si, Roland Lleshi.

Dyshohet se viktima është qëlluar me çifte në mënyrë aksidentale nga vëllai i tij më i vogël, K.Lleshi, rreth 14 vjeç, duke mbetur i vdekur në vend.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë