Kinema

People Choice Awards, zgjidhen më të mirët e vitit 2021

“People’s Choice Awards” është një shfaqje ku shpërblehen filmat, show-t televiziv, këngët dhe artistët më të suksesshëm të vitit.

Shfaqja e vetme e çmimeve ku fituesit zgjidhen tërësisht nga fansat sapo publikohen listat e nominimeve në 44 kategori të ndryshme.

Këtë vit shfaqja u mbajt të martën dhe Dwayne Johnson ishte fituesi me më shumë çmime në 2021 People's Choice Awards, duke marrë trofe për Aktorin më të mirë mashkull të vitit 2021 dhe aktorin më të mirë në film Komedi të vitit 2021, si dhe çmimin e nderit të Kampionit të Popullit.

Marvel Cinematic Universe gjithashtu pati një natë të mirë, sepse mori çmime për Scarlett Johansson dhe Black Widow.

Çmime nderi iu ndanë gjithashtu Christina Aguilera, e cila mori çmimin si ikonë e muzikës, Halle Berry, e cila mori çmimin People's Icon Award dhe Kim Kardashian, e cila fitoi çmimin e ikonës së modës.

Filmi i vitit u shpall Black Widow ndërsa komedia e vitit u shpall “Free Guy”.

Keeping Up With the Kardashians u zgjodh nga publiku si reality show i vitit bashkë me Kloe Kardashian që u zgjodh pjesëmarrësja më e mirë në një program televiziv ndërsa “The Voice” u zgjodh si Shoë garues i vitit.

Artisti mashkull i vitit është Lil Nas X dhe Adele është artistja femër e vitit.

Grupi i vitit siç nuk kishte si të ndodhte ndryshe, është shpallur BTS dhe kënga e tyre “Butter” u zgjodh kënga e vitit.

Albumi i këngëtares së re Olivia Rodrigo “Soul” u zgjodh nga pulbiku si albumi i vitit bashkë me këngëtaren që fitoi cmimin si artistja e re më e mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë