Filma

Penitencia: Vjen në Tiranë, filmi që nxjerr zbuluar krizën e burgjeve spanjolle

Ndëshkim më shumë se rehabilitim. Përjashtim më shumë sesa integrim. Janë këto pasojat e sistemit penal të shtetit spanjoll, në gjykimin e specialistëve dhe dëshmive në përjetimet e dokumentarit Penitencia (Ndëshkimi), projekt kinematografik i karakterit social që pretendon të “hapë një hapësirë debat mbi sistemin peniteciar” e që këtë vit është pjesëmarrës  i Edicionit të  Pesëmbëdhjetë të  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri IHRFFA, një nga eventet më të rëndësishme social-kulturore që zhvillohen në Shqipëri.

Me masa më të rrepta, ku respektohen distancat sociale dhe mbajtja e maskave, ky edicion po i mban mbrëmjet e tij, që nisën më 14 e zgjasin deri më 24 shtator, në mjediset të hapura si oborri i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi,  Lulishtja pranë Kryeministrisë, si dhe Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit.Në këtë edicion, janë përzgjedhur 41 filma për t’u shfaqur për publikun, prej 3500 aplikimeve të ardhura në adresë të IHRFFA-së.

Filmi dokumentar “Ndëshkimi”, i cili shfaqet për publikun natën e tretë të Festivalit,  përbëhet nga intervista me të burgosur kurajozë që kanë ndarë përvojat dhe bisedat e tyre me ekspertë dhe vullnetarë të fushave të ndryshme. Njerëz që na kujtojnë se sistemi i drejtësisë penale po dështon vazhdimisht. i takon drejtësisë të mbrojë të drejtat e njerëzve që kanë përfunduar në burg, të drejta që nuk respektohen. Nevojitet një mendje e hapur që të sjellë zgjidhje më të drejta, duke mos e mbështetur gjithçka në ndëshkim.

https://www.facebook.com/AFMMarubi/videos/2704455653176346

Penitencia” prek tema të ndryshme përmes 30 dëshmive,  mes tyre të burgosur që ndërthuren me vargjet e poetit Marcos Ana – i burgosur nga frankizmi gjatë 23 viteve – recituar nga aktori

José Mari Asín. Filmi hapet me një të dhënë jo shumë reklamative, duke qenë i treti vend i Europës me më pak kriminalitet, Spanja është në majë të mesatares me popullsinë e burgosur,  me 70 mijë të tillë. Një përqindja e rëndësishme e atyre që kanë probleme serioze të shëndetit mendor, kushtet e cilëve përkeqësohen të mbyllur.

Mariló Gorostiaga, e cila punon me familjet e të burgosurve thotë,  “Kur je brenda sheh njerëz që nuk duhet të ishin aty,  sepse nuk do të kurohen, kanë nevojë për trajtime të tjera. Funksionarët e burgjeve nuk kanë kapacitetin për të trajtuar personat me probleme mendore. “Ç’bëjnë ata njerëz aty brenda?, thotë  në film  Ramón Flecha, nga katedra e Sociologjisë së Universitetit të Barcelonës.

Mariló Gorostiaga, e cila punon me familjet e të burgosurve thotë,  “Kur je brenda sheh njerëz që nuk duhet të ishin aty,  sepse nuk do të kurohen, kanë nevojë për trajtime të tjera. Funksionarët e burgjeve nuk kanë kapacitetin për të trajtuar personat me probleme mendore. “Ç’bëjnë ata njerëz aty brenda?, thotë  në film  Ramón Flecha, nga katedra e Sociologjisë së Universitetit të Barcelonës.

https://youtu.be/GTiXG1xlrtY

Varësia nga droga është një tjetër temë që shfaqet. Dhe shumë nga të burgosurit ndodhen aty për shkak të varësive të tyre dhe padyshim nuk zgjidhen pas hekurave, ku substancat ilegale qarkullojnë me normalitet, siç gjykojnë specialistët. Njësoj me ato të ligjshme “që jepen me receta pa asnjë kontroll mjekësor”. Siç thekson Amadeu Casellas, anarkist i deklaruar “kam parë shokë që zhytin kokën në pjatën e ushqimit, sepse nuk durojnë dot të jenë të zgjuar”. Vjen në burg pas disa ditësh të kaluara në komisariat dhe thua që je nervoz, menjëherë të japin një hape, prej së cilës nuk mundesh të flesh,  pastaj një tjetër dhe kështu çdo ditë, derisa të të prodhohet  një varësi”, pohon  Gorostiaga. “I arrestuar i mjekuar, i burgosur i relaksuar”, thekson Casellas në një ndërhyrje në këtë dokumentar, që shton se “në sistemin penal ka gjithashtu dallime klasore”, ashtu  siç thotë edhe gazetari Alberto Pradilla.

“Shumica e të burgosurve nuk kanë para për të paguar një mbrojtje të mirë”, thotë Casellas. Avokati dhe juristi Mikel Armendáriz thotë sesi gjatë krizës ka njerëz që janë burgosur,  pasi  nuk paguajnë dot sanksionet. Jo më kot, 95 përqind e krimeve që kryhe n sot janë vjedhje, mashtrime të vogla, mos pagesa ....”Ligji nuk i trajton njësoj të pasurit dhe të varfrit”, pohonJavier Arbiella,kapelan i burgut aktual të Pamplonas, ku ekipi nuk mundi të xhirojë për shkak të përgjigjes negative të Institucioneve peniteciare.

Një kompleks ndërtesash shumë i kushtueshëm, i ndërtuar për njëmijë të burgosur, por që ka vetëm 300,  vendosur në një vend të largët, rrethanë që në luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit social, bën që familjet e të burgosurve, gjithashtu të varfëruara, ta kalojnë më  këmbë një kodër për të parë të dashurit, për të mos folur për përgjigjen,  që u jepet një të afërmi se i burgosuri nuk mund të dalë në vizitë pa një lajmërim paraprak.

Krimi i opinionit, siç ishte akuza në ditët  e shkuara janë proceset ndaj komikëve dhe muzikantëve sot dhe ndërmjetësimi për të zgjidhur konfliktet me bastin e

Paz Francés, doktore në të Drejtë Penale dhe Profesore e UPNA, që flet rreth “dështimit të sistemit penal” që kupton vetëm ndëshkimin si formë e drejtësisë. “Të mos harrojmë që askush nuk është i lirë ta kapërcejë atë vijë’, një natë e thjeshtë zbavitjeje mund të na çojë në burg, për të mos folur për varfërinë”, ngulmon Mikel Armendáriz.

Në film, Julia Munárriz, presidentja e Organizatës Sare, nënvizon se njësoj si në shoqërinë e gjerë, burgu prodhon diskriminim mes burrave dhe grave. Sidomos në Pamplona.

Munárriz denoncon se nuk kanë askes në punishtet e prodhimit, se “nuk munden të mësojnë një zanat” dhe u dedikohen detyrave si lavanderia. Pa harruar se “nuk ka infermieri për gratë” dhe në vend të saj përdoret një qeli, ku pacientet kalojnë netët “të mbikëqyrura nga të burgosura të tjera”.  Ajo që ndodh me daljen nga burgu është një nga çështjet kyç të dokumentarit, që tregon përvojën e burgut të hapur të Bredveit (Oslo). Në këtë pikë, Mikel Armendáriz thotë se me krizën trajtimi përgatitor për daljen e të burgosurve spanjoll është thuajse inekzistent.

Ekipi i Penitencias vizitoi burgun e hapur të grave Breidviet në Oslo, duke intervistuar të burgosura dhe personelin nga institucioni. Sistemi Norvegjez ka burgje ku liria individuale është e kufizuar, por ata kanë përvetësuar një qasje më të respektueshme dhe miqësore nga pikënisje të ndryshme. Të burgosurit mund të largohen nga burgu për të punuar dhe studiuar, dhe të burgosurit dhe familjet e tyre kanë një shtëpi afër ku mund të ndajnë një hapësirë ​​dhe kohën e lirë. Spanja ka një nga nivelet më të ulëta të krimeve të kryera në Evropë, megjithëse është një nga vendet që mban shumicën e dënimeve me burg. Burgjet tona janë plot me njerëz që brenda e kanë humbur rrugën e tyre, njerëz që nuk përfitojnë nga programe të përshtatshme.

Debatet e ndryshme e bëjnë të qartë se sistemi juridik karakterizohet sipas pozitave të pushtetit.Ky dokumentar synon të hapë një hapësirë ​​për reflektim në shoqëri dhe të propozojë një debat mbi kushtet e përjashtimeve dhe pabarazisë së një shoqërie që i dënon njerëzit,  por nuk u siguron të gjithë qytetarëve të saj mundësi për të jetuar një jetë më të mirë dhe plotësisht të realizuar. Të burgosurit janë gjithnjë e më të varfër dhe të përjashtuar. Penitencia synon të zbulojë aspekte të botës së burgjeve që në tërësi nuk janë të njohura në shoqëri.

Múgica kontaktoi me Raúl Montes në drejtimi e këtij filmi para 11 vitesh “nga nevoja që kish për  t’ju përgjigjur disa pyetjeve që më vinin mbi situatat e burgosjes,  që nuk i kuptoja”, rrëfen e diplomuara në Psikologji Sociale,  që falë familjes u njoh me Antonio Azcona, kapelan i  burgut të Pamplonas me të cilin mundi të xhirojë disa biseda para vdekjes së tij. Këto biseda “më bindën të bëja diçka mbi çështjen, duke nisur nga sfera e artit”, me bindjen  që “tjetër shoqëri është e mundshme” dhe me konkluzionin në fund të titrave  të dokumentarit : Nuk jemi të gjithë, mungojnë të burgosurit.”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë