Lajme

Kapet vlonjati i dënuar në Itali për pengmarrje dhe shfrytëzim prostitucioni

Forcat policore të Vlorës kanë arrestuar një shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali.

Maks Merkaj, 52 vjeç nga Vlora, banues në lagjen “10 korriku”, rezulton i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Personi i arrestuar, është dënuar nga Gjykata e Assizez në Venecia, më 10 prill 2011, vendim nga i cili i kanë mbetur për t’u shlyer edhe 14 vite heqje lirie.

Procedurat për ekstradimin e tij në duart e drejtësisë italiane i kanë kaluar Interpol Tiranës.  


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë