Lajme

Pendarovski, kandidati i LSDM dhe BDI për President në Maqedoni

Stevo Pendarovski mund të jetë kandidati konsensual i LSDM-së dhe BDI-së në Maqedoni. Sipas sondazheve të agjencive të angazhuara për opinionin publik nga partia e Kryeministrit Zoran Zaev, Pendarovski ka rezultuar si më i votuari tek qytetarët në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe komunitetet e tjera etnike, njofton agjencia INA, që citon  burime pranë LSDM-së. Ai pritet të shpallet sot zyrtarisht, pasi  kryeson listën e pesë kandidatëve që kanë kaluar raundin final.

Pas tij radhitet ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, ndërsa i treti është ministri i brendshëm Oliver Spasovski që ka gëzuar mbështetjen më të madhe nga anëtarësia e LSDM. Pendarovski  aktualisht është koordinator i qeverisë në NATO, ndërsa njihet si ish-kandidat për president në zgjedhjet e kaluara presidenciale. Ndërkohë në kampin tjetër, partia më e madhe opozitare VMRO- DPMNE e ka zgjedhur Gordana Siljanovskën si kandidate për presidente  që para dy javësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë