Futboll

Penalltitë e Spanjës, Brazili proteston në FIFA dhe UEFA: Nuk luajmë më pa VAR!

Ndeshja mes Spanjës dhe Brazilit ishte shumë larg një miqësoreje, të paktën në fushë. Tensioni ishte i lartë gjatë gjithë kësaj ndeshjeje, pasi edhe rezultati ishte i hapur. Spanja ishte dy herë në avantazh, por në fund gjithçka u mbyll 3-3.

Spanja përfitoi dy penallti, duke shkaktuar zemërim te eksponentë të ndryshëm të Seleçaos. Disa nga lojtarët e Brazilit gjykojnë se me VAR të paktë një nga penalltitë nuk do të ishte akorduar.

Soccer Football - International Friendly - Spain v Brazil - Santiago Bernabeu, Madrid, Spain - March 26, 2024 Spain's Rodri scores their third goal from the penalty spot REUTERS/Violeta Santos Moura

Presidenti i Federatës Braziliani te Futbollit, Ednaldo Rodrigues, ka pohuar se CBF do të informojë FIFA-n se jo vetëm në ndeshjet zyrtare, por edhe në miqësore duhet të përdoret VAR-i, kur luan Brazili. Rodrigues shprehu indinjatën për faktin se futbolli në Europë është kaq i avancuar dhe i mungon një element krucial si VAR-i në një ndeshje të nivelit kaq të lartë.

Numri 1 i futbollit brazilian kritikoi edhe UEFA-n, duke thënë se duhet të jetë më ekzigjente sa i takon VAR-it. Sipas Rodrigues, nuk ka arsye pse të mos përdoret teknologjia edhe në ndeshje miqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë