Treg

Pekini tarifa doganore për 60 mld dollarë produkte amerikane

Lufta tregtare vazhdon. Dhe bursat zhyten. Kina ka bërë me dije që në momentin e parë që duke filluar nga 1 qershori do të rrisë me 25% tarifat doganore për 60 miliardë dollarë të eksporteve amerikane, do të ndërpresë importin e mallrave të premtuara që ngta produktet bujqësore dhe energjetike dhe do të reduktojë avionët Boeing. Numërohen 2.493 produktet Made in SHBA që goditen nga lufta tregtae. Deri më tani Pekini ka vendosur tarifë doganore 110 miliardë për eksportet amerikane, barabartë me 1/3 e totalit. Përpos kësaj, Pekini mund të riprezantojë tarifa doganore prej 25%, paralajmërim i mbetur pezull muajt e kaluar, mbi makinat Suv të prodhuara në SHBA.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka këshilluar Kinën përmes rrjeteve sociale që “të mos replikojë” për rritjen e tarifave tregtare sepse kjo “s’do të bënte gjë tjetër, veçse do të përkeqësonte gjërat”. “Kina ka përfituar prej SHBA-ve kaq shumë ndër vite e tani ka një avantazh të madh sepse presidentët tanë kanë kryer punën e tyre, që do të thotë; do të ishte më mirë të mos replikohej sepse gjërat do të shkonin shumë më keq.”- citon Trump.

Bursa e Wall Street nisi të hënën me ulje për shkak të tensioneve komerciale midis dy superfuqive. Doë Jones shënoi 2,2%, me një rënie prej 588 pikësh në fazat e para të kontratave, S&P 500 2,3% dhe Nasdaq 2,6 %. Nafta 2,4%. Dhe indeksi Vix që mat luhatjen e tregjeve ka pësuar një kërcim prej 30%. Titujt e Uber, që të premten hyri në tregun amerikan për atë që duhej të ishte IPO e vitit, vazhdojnë të vuajnë keq. Të hënën në mëngjes aksionet ranë nën 39 dollarë (aksionet Uber me një çmim 45$ nisën të këmbeheshin me 42$ me një ulje të fortë që në fillim të negociatave).

Raundi i 11-të i negociatave mes SHBA-ve dhe Kinës, në Uashington, është përmbyllur të premten e kaluar pa asnjë marrëveshje. Nën rritjen e sanksioneve, të urdhëruar nga Trump, që kanë hyrë në fuqi të premten në vlerën e 200 miliardë dollarëve dhe 5.7oo kategori të produkteve kineze, tensionet priten të rriten mes dy vendeve.

SHBA-Kinë: Asnjë marrëveshje, por negociatat vazhdojnë

Negociatat nuk janë ndërpreë, por tensioni është i lartë. Të dyja palët javën e kaluar konfirmuan se bisedimet kanë qenë konstruktive dhe do të vazhdojnë në të ardhmen. Do të vazhdojnë bisedimet në Pekin, por data nuk është bërë publike. Amerikanët synonin që të mbyllnin bisedimet brenda 3-4 javëve. Përpaar takimit mes Xi dhe Trump në G 20 në Japoni në datat 28-29 qershor.

Tabloja nuk ka ndryshuar. SHBA-të shtrëngojnë litarin: I kërkojnë Kinës të eleminojnë ndihmat publike për ndërmarrjet dhe të shohin planin e tyre Made in China 2025, përpos një kontrolli më të madh të pronësisë intelektuale dhe të investimeve të huaja. Kina si një parakusht të një marrëveshjeje të mundshme kërkon heqjen e të gjitha tarifave doganore.



“Kina nuk do të bëjë asnjë lëshim për çështjet kryesore

Liu He, kryenegociatori i Pekinit

3 kushtet e Pekinit

Kreu i delegacionit kinez Liu He në fund të negociatave ka dhënë një intervistë të gjatë në mediet kineze. Ai ka shpjeguar se “Kina nuk do të lëshojë pe për çështjet kryesore”. Për të parën herë, duke e shkelur të shprehurin e tij tradicional, ai bëri të ditur se cilat janë kushtet e tij. Liu tha se janë tre pika, kushte nga ana kineze për të nënshkruar “la pax commercial”. E para është heqja e tarifave. Së dyti: blerjet e mëdha të produkteve amerikane për të balancuar bilancin tregtar janë në linjë "me kërkesën reale" të konsumatorëve kinezë. Nuk është një dhuratë, atëherë. Së treti - një pikë jo e parëndësishme për kinezët - se teksti i marrëveshjes është "i balancuar" dhe synon të sigurojë "dinjitetin" e të dy kombeve. Praa: nuk duhet të ketë fitues të vetëm në këtë luftë tregtare, që konsiderohet si mosmarrëveshja më serioze tregtare që nga vitet tridhjetë. Vetëm një fitues si Trump i cili ka interes para zgjedhjeve presidenciale, të shfaqet si i tillë, por rezultati në fund të ndeshjes duhet të jetë sa më i barabartë. Vetë Trump ka paralajmëruar për rreziqet e këtij shkallëzimi të detyrave që ai vetë ka iniciuar.

Tre kushtet e kryenegociatorit kinez nxjerrin në dritë vështirësitë që janë ende mbi tavolinë të cilat pengojnë arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.

*Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë