Vende dhe Udhetime

Peizazhet shqiptare në sytë e botës

Shqipëria, jonë e vogël është një vend për t'u dashur. Në këtë vend mesdhetar, natyra e virgjër dhe misteret kulturore kombinohen për ta bërë atë edhe më të veçantë. Nga malet të mbuluar me dëborë në dimër në fushat e mbuluara nga lule në pranverë, peizazhi i Shqipërisë është gjithnjë në ndryshim me stinët duke i’u ofruar vizitorëve mundësinë për të shijuar një pushim të ngrohtë në plazh në verë ose një udhëtim malor në ajër të freskët në vjeshtë. Tradita e mikpritjes në vendin tonë ka qenë që ne kohët e hershme. Mikpritja e ngrohtë e shqiptarëve është e  njohur në mbarë botën dhe bën që çdo udhëtar të rikthehet përsëri.

Lumi i Shalës

“Ky vend shpesh nënvlerësohet por, rikthimi  në Shqipëri ishte thjesht i mahnitshëm,” shkruan gazeta “The MiceTime Asia”.  “Kur u rreshtuam për të përshkruar rrugën drejt liqenit të Komanit, nuk mund të imagjinonim se sa shumë peizazhe të tjera do të na prisnin, si vijim kanionet e bukur, uji i kristaltë i liqeneve e shumë të tjera.  Gjatë kohës që ecnim pamë, një rrugë gjarpëruese e cila nuk ishte rinovuar,  që nga hera e parë që e vizituam por, rreth e rrotull ishin ndërtuar  shumë shtëpi të banorëve të zonave.  Është një kontrast i mahnitshëm ajo që do shihni, dy botë krejtësisht të ndryshme, bota e natyrës dhe ajo e njeriut. Një vend mahnitës,” shkruan më tej gazeta Aziatike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë