Politike

PD:Operacioni antidrogë në Pukë nuk u bë publik/Lidhjet me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit

Partia demokratike ka bërë një njoftim mbi një operacion antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në zonën e Pukës, i cili nuk është bërë publik.

Sipas PD është arrestuar një officer i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj dhe pretendohet se ai është kushëri i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.

Kjo lidhje sipas opozitës, ka bërë të mundur lirimin e poseduesit të lëndës narkotike dhe sepse Policia ende nuk e ka bërë publik operacionin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë