Politike

PD zyrtarizon listën “Ruli”: Kush kalon, dhe kush mbetet në pritje

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli te enjten  procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik në nivel qendror dhe lokal, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020.

Bardhi nënvizoi përmes një deklarate zyrtare se nga Raporti i Komisionit rezulton se: 1) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.  

2) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

Ndërkohë, raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Për shkak të debatit  mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga anëtarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

1. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë:

1.    AGRON SHEHAJ

2.    ALBANA VOKSHI

3.    ALDO BUMÇI

4.    ALFRED RUSHAJ

5.    ARBEN RISTANI

6.    BARDH SPAHIA

7.    BELIND KËLLIÇI

8.    ÇLIRIM GJATA

9.    DHURATA ÇUPI

10. ENKELEJD ALIBEAJ

11. ENNO BOZDO

12. ERVIN MINAROLLI

13. FATBARDH KADILLI

14. FLAMUR NOKA

15. FLORJON MIMA

16. GENC POLLO

17. GENT STRAZIMIRI

18. GRIDA DUMA

19. ISUF ÇELA

20. INA ZHUPA

21. IVI KASO

22. JORIDA TABAKU

23. KRESHNIK ÇOLLAKU

24. LUÇIANO BOÇI

25. OERD BYLYKBASHI

26. ORJOLA PAMPURI

27. TOMORR ALIZOTI

Në listën sa më sipër vihen re jo vetëm emra të kontestuar nga baza, por edhe pa ndonjë kontribut politik vitet e fundit në PD. Megjithatë komisioni për Vlerësimin sa duket ka kriteret e veta dhe bazuar mbi to, ka bërë edhe këtë përzgjedhje.

Ndërkohë, kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë:

1.    ANDON FRROKAJ

2.    ARBEN KASHAHU

3.    ENDRI HASA

4.    ERVIN SALIANJI

5.    FATBARDHA KADIU

6.    IZMIRA ULQINAKU

7.    LINDITA METALIAJ

8.    LORENC LUKA

9.    LUAN BACI

10.  NADIRE MEÇORAPAJ

11.  ROMEO GURAKUQI

12.  TRITAN SHEHU

13.  XHEMAL GJUNKSHI

Nga lista sa më sipër, dy janë emrat kandidate që morën mbështetje  nga baza; Ervin Salianji dhe Tritan Shehu    

Nga ana e tij, Gazment Bardhi sqaroi se ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën degë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë