Lajme

PD zgjedh sekretarët dhe 15 anëtarët e rinj të Kryesisë

Mbyllet procesi i numërimit dhe i përllogaritjes së rezultatit të votimit për sekretariatin në PD, për sekretarin e Përgjithshëm, Sekretarin e Çështjeve Ligjore, Sekretarin Organizativ, Sekretarin për Çështjet Zgjedhore dhe Sekretarin për Burimet Njerëzore.

Partia Demokratike ka tashmë edhe kryesinë e re të përbërë nga 15 anëtarë. Ata janë emëruar në saj të votave që kanë marrë nga zgjedhjet e sotme.

Ata janë:

Dhurata Çupi; Endri Hasa; Enkelejd Alibeaj; Eno Bozdo; Fatbardh Kadilli; Flamur Noka; Florian Mima; Grida Duma; Izmira Ulqinaku; Jamarbër Malltezi; Jorda Tabaku; Kreshnik Çollaku; Oerd Bylykbashi; Tomorr Alizoti; Oriola Pampuri.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve edhe për sekretarë.

Në votim morën pjesë 328 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 355 anëtarë që ka gjithësej.

Sekretari i Përgjithshëm:

Gazmend Bardhi 277 vota
Dorian Teliti 44 vota
Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Çështjet Ligjore:

Çlirim Gjata
284 vota
Marinela Ziu 37 vota
Të pavlefshme 7 vota

Sekretari Organizativ

Sahit Dollapi 258 vota
Lulzim Omuri 60 vota
Të pavlefshme 10 vota

Sekretari për Çështjet Zgjedhore:

Ivi Kaso 221 vota
Dorian Gjomarkaj 100 vota
Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Burimet Njerëzore:

Ervin Minaroli 278 vota
Minushe Lazaj 44 vota
Të pavlefshme 6 vota

Bazuar në këtë rezultat, në mbështetje të nenit 50, 55 dhe 57 të statutit të Partisë Demokratike, fitues për secilin pozicion janë:

Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi
Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata
Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi
Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso
Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minaroli


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë