Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, krerët e Sekretariateve dhe Komisionin e Apelimit.
Flamur Noka, i cili përballej me Saimir Korreshin, u rikonfirmua Sekretar i Përgjithshëm mes polemikave brenda partisë pas kundërshtive nga Ilirjana Kuçanaj në mbledhjen e djeshme.
Ndërkohë, nënkryetarët fitues janë Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajazitin. Në Sekretariat u votuan edhe 14 sekretarë të tjerë që do të mbulojnë fusha të ndryshme të organizimit dhe funksionimit të partisë.
Anëtarë të Komisionit të Apelimit u zgjodhën Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.
LISTA E FITUESVE:
Nënkryetarët
Belind Këlliçi
Nikola Kedhi
Erisa Bajaziti
SEKRETARIATI I PARTISE:
Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka
Sekretar Organizativ
Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu
KOMISIONI I APELIMIT:
Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi
“Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar zgjodhi si nënkryetarë të Partisë përfaqësues të të rinjve nën moshën 35 vjeç dhe përfaqësues të Diasporës.
Të tre nënkryetarët e zgjedhur të Partisë janë për herë të parë pjesë e lidershipit të Partisë.
Trembëdhjetë nga pesëmbëdhjetë anëtarët e zgjedhur në Sekretariatin e Partisë janë për herë të parë pjesë e Sekretariatit dhe Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.
Katër nga pesë anëtarët e Komisionit të Apelimit janë për herë të parë pjesë e organeve drejtuese të Partisë.“, thekson PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje