Lajme

PD vendos sot datën e nisjes së protestave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për median, ka dhënë detaje dje në mbrëmje në lidhje me vendimet që janë marrë në mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike.

Sipas Bardhit, sot në orën 11:00 do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve (70 kryetarët e PD në rrethe), një strukturë e re kjo, ku do të diskutojnë mbi stategjinë e protestave popullore, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Kryesia ka diskutuar mbi strategjinë e protestave që do të ndjekë PD dhe opozita. Të martën në 11:00 PD do të thërrasë mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve ku do të diskutohet strategjia, detajet dhe forma e protestës, data dhe ora. Pastaj pasdite do të ketë një tjetër mbledhje kryesie”, u shpreh Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë