Politike

PD vendos: Protesta e madhe më 16 shkurt

Partia Demokratike vendosi datën nisjen e protestave masive, si pjesë e një strategjie të re të opozitës, e cila tashmë po kërkon ndërmarrjen e një aksioni politik që synon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Aksioni politik i Partisë Demokratike u mor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, e ku mbi bazën e saj kryesia e re PD-së, së bashku sekretariatin e ri po ndërton strategjinë me të cilën do të punojnë për zbatimin e saj.
Kryedemokrati Basha mblodhi kolegjin e kryetarëve të degëve të PD-së për të vendosur mbi mënyrën e organizimit të protestave. Krerëve të degëve iu është kërkuar angazhimi i strukturave partiake në mënyrë që në atë cilësohet si protesta e madhe e Tiranës të jenë sa më shumë pjesëmarrës.
Kryesia e PD-së e mbledhur për mëse dy orësh diskutoi mbi strategjinë e protestës, që siç sipas burimeve ka përcaktuar një kalendar të qartë në lidhje me protestat që do të ndërmerret gjatë muajve në vijim, duke përfshirë disa qytete të Shqipërisë.
Mbështetja e çdo proteste të gjithë shoqërisë është një nga synimet e kësaj strategjie, duke filluar që nga mbështetja te ajo për Teatrin, për studentët, si dhe të çdo shtrese tjetër.
Është diskutuar që protesta e parë të mbahet në ditën e parë të muajti shkurtit ose data 20 shkurt.
Realizimi i protestave më 20 shkurt, pasi përkon me 28 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit të regjimit komunist Enver Hoxha në Tiranë. Por se mësohet se protesta e parë do të zhvillohet më 16 shkurt, në ora 11:00.
Mësohet se do të ketë protesta në disa qytete të Shqipërisë duke i papraprië protestës së madhe të 16 shkurtit.
Deri në realizimin e kësaj proteste do të zhvillohen disa takime në disa qytete të vendit, duke synuar shpalosjen e alternativës nëpërmjet platformës së demokratëve. PD synon të realizojë atë që e cilësojnë si stina e protestave, por se një gjë e tillë do të arrihet në bashkëpunim me aleatët e koalicionit opozitar.
PD ka paraqitur si pjesë e këtij aksioni politik krijimin e një qeverie tranzitore që synon realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Për këtë PD ka lënë pezull çështjen e reformës zgjedhore, duke paralajmëruar se kushti për finalizimin e saj janë tashmë krijimi i qeverisë së re teknike, pa Edi Ramën si kryeministër. Ky është kushti i PD-së që paraqitet njëherësh me nisjen e protestave.
Skenari i opozitës për të zhvilluar zgjedhje lokale dhe të parakohshme, duket se është pjesë e kësaj lëvizjeje të re, e cila pritet që të zbulohet edhe më tej për mënyrat dhe format se si do të prezantohet.
Ndërkaq veç angazhimit për të organizuar protestat, krerëve të rretheve iu është lënë si kusht edhe përgatitja për zgjedhjet lokale, duke kërkuar për nisjen e kandidatëve për kryetar bashkie.
Të shtunën Këshilli Kombëtar i PD-së zgjodhi ekipin e ri drejtues të sekretarëve, si dhe 15 anëtarët e Kryesisë.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në këtë Këshill bëri të ditur katër shtyllar e plaftormës së demokratëve: Për ndarjen e politikës nga krimi përmes vettingut të politikanëve; Për t’ua marrë Shqipërinë oligarkëve dhe për t’ua kthyer atë qytetarëve përmes platformës sonë antimafia, për dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe një parlament të ri, që buron nga vota e lirë e popullit; Për një Shqipëri të taksave të ulëta, që financon, subvencionon dhe ndihmon gjithçka që rrit prodhimin, rrit punësimin dhe u jep shanse për punësim të gjithë shqiptarëve e në veçanti të rinjve shqiptarë, për të mos humbur edhe këtë vit trenin e integrimit evropian të Shqipërisë në BE.
"Por së pari na pret beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model njëherë e mirë nga institucionet, nga politika, nga Shqipëria. Partia Demokratike do ta udhëheqë këtë betejë, jetike për fatet e Shqipërisë, bashkë me shqiptarët, dhe do ta fitojmë këtë betejë", do të deklaronte lideri i PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë