Lajme

PD vendos: Protesta e ardhshme më 21 qershor

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të protestojnë më 21 qershor në ora 20:00. Kjo është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kolegji i kryetarëve dhe ish-grupi parlamentar i demokratëve.  Opozita ndryshe nga herët e tjera e shtyrë me një orë nisjen e protestës, pasi zakonisht grumbillimi është realizuar në ora 19:00.

Në mbledhje mësohet se kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës.

"Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit te presidentit".

Gjithashtu mësohet se kryedemokrati ka deklaruar më tej se me veprimet që mazhoranca dhe kryesocialisti po ndërmerr po realizon një grusht shteti.

"Jemi në pune të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve", mësohet se ka deklaruar Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë