Politike

PD, Rushaj: Jemi ‘ok’ me PS për komisionin për zgjedhjet, s’ka dakordësi për çështjen ‘Becchetti’ dhe inceneratorët

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, në një prononcim për media në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, tha se është arritur dakordësia me mazhorancën për objektin e hetimit të Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa nuk ka një dakordësi për inceneratorët.

“Ka një dakordësi për objektin e hetimit për Komisioni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, sipas propozimit që ne bëmë. Nuk ka një dakordësi për inceneratorët dhe ndërkohë që duket se ka një dakordësim nga mazhoranca për të mos ngritur një Komision Hetimor për çështjen “Bechetti.

Justifikimi për këtë është një letër nga Avokati i Popullit. Socialistët justifikohen se ngritja e këtij komisioni është kundër interesit të Shqipërisë, por ngritja e Komisionit është vetëm kundër interesit të Edi Ramës. Ne nuk do ta pranojmë këtë dhe do bëjmë çdo gjë për ta ngritur këtë Komision Hetimor”, tha Rushaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë