Lajme

PD: Rama-Veliaj, show me librat falas

Partia Demokratike e cilëson propagandë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt nismën e librave falas. Sipas opozitës, e vërteta është krejt tjetër dhe atë e dijnë prindërit, që ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri tha se po harxhojnë buxhetet familjare për të pajisur fëmijët e tyre me libra me çmime të kripura.

“Dy showman-ët Rama-Veliaj dalin dhe trumbetojnë për librat dhe fillimin e shkollës, realiteti është tjetër. Realiteti është: libra të shtrenjtë, pamundësi për t’i blerë nga një prind që është i papunë, një familje që është me ndihmë ekonomike, një fëmijë që është nën kujdestarinë e dy gjyshërve pensionistë me pensione qesharake, nuk ka mundësi të blejë këto libra me çmime jashtëzakonisht të larta. Nga ana tjetër Edi Rama dhe Erjon Veliaj shfrytëzojnë paratë që duhet të shkonin për librat falas për fëmijët, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesëm i shfrytëzojnë për koncensione duke filluar me rrugën Milot-Balldren, apo Orikum-Dukat për të cilat është abuzuar me 328 milion euro, ndërkohë që duke i shtuar kësaj shume abuzimet me Unazën e Re, koncensionet PPP, para të cilat Edi Rama dhe Erjon Veliaj shumë mirë mund ti vendosnin si prioritet për qytetarët dhe nevojat e tyre prioritare. Por ata kanë vendosur prioritet nevojat personale dhe të oligarkëve më të cilët ata përfitojnë dhe ndajnë fitimet”, deklaroi Pampuri.

PD thotë se përveç faktit që çmimet e librave janë jashtëzakonisht të shtrenjta, prindërit duhet të përballen dhe me vështirësi të tjera duke humbur ditën e punës e për të mbajtur radhët e gjatë e për të blerë librat e fëmijëve të tyre”, deklaroi Pampuri.

“Realiteti është ky, realiteti i prindërve të cilët qëndrojnë në radha të gjata për ditë të tëra për të përfituar çmime me çmime të larta, çmime të cilave u shtohen edhe shpenzimet për mjetet e nevojshme. Për një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat familjare, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët. E mos më keq ata që nuk kanë as para, duhet të marrin hua, për të blerë librat për fëmijët”, shtoi ish-deputetja e PD.

 

Më Shumë