Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se vecc kapjes së institucioneve të lidhura drejtpërdrejtë me shtetin, po shtrin ndikimin e tij edhe tek organizma të biznesit, si Dhoma e Tregtisë dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho thotë se Edi Rama ndërhyu në zgjedhjet për Bashkimin e Dhomave të Tregtisë për të vendosur në krye të këtij institucioni njerëzit e tij.
“Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj. Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij”, tha Spaho.
PD thotë se nga kjo ndërhyrje, komisioni që shpalli Katiajn fituese u tërhoq përmes një vendimi të pashembullt. Katiaj e paditi këtë tërheqje në Gjykatën Administrative. Këtu, akuzon opozita, Rama ushtroi presion ndaj gjyqtarit të ccështjes.
“Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë - paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anulua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama. Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë. Një vendim sa absurd aq edhe antikushtetues marrë nga presioni me vetting që Rama i bën tanimë çdo gjyqtari”, shtoi Spaho.
Nënkryetari demokrat thotë se i gjithë ky operacion antiligjor është në kuadër të fushatës së Edi Ramës, që sipas tij, po kap dhe mbyt ccdo zë të pavarur dhe ccdo institucion që nuk e kontrollon dot. Kapja e Dhomave të Bashkuara të Tregtisë dhe Industrisë, sipas Spahos bëhet për të shmangur raportet dhe shqetësimet kritike të këtij institucioni sa u takon politikave ekonomike dhe fiskale të Qeverisë.
“Këto shqetësime janë paraqitur pranë raportuesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kontrolli qeveritar i kësaj organizate është qëllimi pse Edi Rama po ndërhyn me të gjitha mjetet”, sqaroi nënkryetari i PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.