Lajme

PD: Rama i dinte problemet e Agim Kajmakut me drejtësinë greke

Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore në PD, në një deklaratë për mediat nga selia bllu ka hedhur akuza për kryeministrin Rama lidhur me kryebashkiakun e Vorës të dalë nga 30 qershori, Agim Kajmaku.
Gjata u shpreh përpos Valdrin Pjetrit në Shkodër, i njëjti rast është edhe në Vorë. Ai vë theksin ndër të tjera se kandidatët e Ramës i bashkon lidhja me krimin.
“Valdrin Pjetri, kandidati i PS në Shkodër nuk është një kandidat i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës së tyre kriminale apo lidhjeve aktuale me krimin. Ajo që i bënë të gjithë këta individë është Edi Rama, i cili i mbron, i promovon dhe u jep mbështetje politike”, u shpreh Gjata në selinë blu.
Gjata më tej thotë se kryeministri Rama dhe ministrja Balluku kanë qenë në dijeni të problemeve të tij me drejtësinë greke.
“Njësoj si Valdrin Pjetri, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut në Bashkinë e Vorës ka probleme me drejtësinë greke dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.
Pyetja për Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Agim Kajmakun, është se a është dënuara në Greqi Kajmaku dhe a e ka fshehur këtë fakt në formular? Këta të tre kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën”, shprehet ndër të tjera Gjata.
Strategjia e Ramës për ta mbrojtur Kajmakun sipas Gjatës nuk ka asnjë vlerë.
“Rama po mbron dhe promovon kriminelët dhe hajdutët. Një strategji e tillë ka vetëm një përfundim largimin e Edi Ramës me turp nga posti i kryeministrit”, përfundon Gjata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë