Politike

PD publikon dokumentin: 19 persona në Berat votuan 53 herë

Partia Demokratike thotë se kryqëzimi i të dhënave në Qarkun e Beratit fakton mashtrimin elektoral në zgjedhjet e 25 prillit.

“Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e personave të tjerë”, thotë PD.

Duke kujtuar se mandati i pestë i PS me mandatin e parë të LSI-së ndahen nga një grusht votash, ndërsa akuzon KAS-in se me refuzimin për të marrë prova shtesë nga institucionet shtetërore, por pengon transparencën e zgjedhjeve përballë shqiptarëve.

“Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit. PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kërkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqir e plotë para shqiptarëve. PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë