Partia Demokratike dhe aleatët e saj caktojnë Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dy negociatorët për realizimin e reformës zgjedhore. Kjo është vendosur pas takimit që kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur sot me krerët e partive aleate, Kryemadhin, Dukën, Shehin, Idrizin. Pas më shumë se një orë bisedimi është vendosur që dy ish-deputetët Bylykbashi dhe Vasili të mandatohet për negociuar. Kryedemokrati Lulzim Basha u deklaruar i prerë duke theksuar se negociatat me mazhorancën do të zhvillohen jashtë Parlamentit, si dhe jashtë komisionit të posçëm parlamentar për reformën zgjedhore.
Ndërsa kryedemokrati vendosi edhe kushtin tjetër ndaj mazhorancës, që pakti i arritur për reformën të mos ndryshohet, por të votohet menjëherë në Parlament. “Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive; Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike”, janë tre kërkesat e opozitës.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme, shoqëruar nga ish-kreu i grupit parlamentar të partisë, Petrit Vasili, kanë shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha në selinë blu. Pas tyre, në selinë e Partisë Demokratike, ka mbërritur edhe kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Takimit i janë bashkuar edhe aleatë të tjerë, Dashamir Shehi i LZHK-së, dhe Agron Duka, i partisë Agrare Ambientaliste, si dhe nënkryetari i PR-së, Arjan Madhi.
Takimi në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua për situatën politike dhe aksionin opozitar. Opozita jo parlamentare është në përfundim të draftit me propozimet e saj për reformën zgjedhore, ndërsa që ky proces është duke u zhvilluar edhe në Kuvend në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.
Menjëherë pas daljes publike të Bashës, u dha njoftimi për uljen në një tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore. Një takim do të zhvillohet në një format jashtë Parlamentit, me Bylykbashin dhe Vasilin si përfaqësues të opozitës jashtë parlamentare me dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri të PS-së dhe Rudina Hajdari të opozitës parlamentare. Pikërisht kjo tregon se në takimin e aleatëve të PD-së është diskutuar mbi këtë propozim mbi takimin me mazhorancën për reformën zgjedhore. Nuk dihet nëse për këtë takim pasur ndonjë ndërhyrje nga ndërkombëtarët, pasi formati i takimi është ngjashëm, si ai i disa viteve ku po në Pallatin e Kongreseve u takuan Basha dhe Rama, e kjo për zgjedhjen e presidentit.
3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore
- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.