Politike

PD-PS: Nuk ka konsensus për votimin elektronik

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se nuk kanë gjetur konsensus për testimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit. Realizmi i projektit pilot do të bëhej në jo më shumë se 20 % të zonave zgjedhore dhe secila parti do të shprehte dy qarqet që donte që numërimi dhe votimi elektronik të bëhej.

PS nuk pranon që testimi të bëhet në Tiranë, Fier dhe Korçës. Për shkak të kostos së lartë, PS pretendon që testimi të bëhet vetëm në një Zonë të Administrimit Zgjedhor (ZAZ). Ky testim sipas PS-së, mund të bëhet nga KQZ-ja. Ndërkohë, Partia Demokratike i qëndron variantit që testimi të bëhet në Korçë dhe në Fier.

Ndërkohë për votën e emigrantëve deri me tani alternativa e PS është që ajo të bëhet me postë dhe se emigrantët duhet të regjistrojnë fillimisht vendbanimin e tyre. Nëpërmjet një projektvendimi që pritet të miratohet se shpejti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të regjistrohen por fillimisht të deklarojnë vendbanimin e tyre ashtu si parashikon ligji i vitit 2016. Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjareve ndërsa mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë