Politike

PD, përfundon faza e tretë e kandidatëve, kryesisë i kalojnë 326 emra

Partia Demokratike ka hyrë në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve.

Pas votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përzgjedhur 326 kandidatë, duke skualifikuar 172 të tjerë bazuar në kontributet që kanë dhënë në politikë dhe në parti.   

Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të Partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj.

Lista më emrat do t’i dërgohet bashkëngjitur me një raport për çdo kandidat kryesisë së Partisë Demokratike për tu votuar më pas në Këshillin Kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë