Politike

PD ngre tre grupe parlamentare, lë jashtë LSI

Opozita do të përfaqësohet në Kuvend me tre grupe parlamentare. Grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Këto të fundit do të krijojnë grupet parlamentare me ndihmë të Partisë Demokratike.

Në bazë të rregullores, një grup parlamentar duhet të ketë të paktën 7 deputetë.

Për këtë arsye, PD do t’i japë PDIU dhe grupit tjetër parlamentar disa deputetë, përkatësisht katër PDIU-së dhe tre partive të tjera aleate.

Ndërkohë mbeten pezull marrëdhëniet me LSI-në. PD nuk ka marrë ndonjë vendim për t’i huazuar ndonjë deputete me qëllim që edhe LSI-ja të krijojë grupin e saj parlamentar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë