Politike

PD merr në mbrojtje Metën: Vendim i Kuvendit ilegjitim! Kushtetuesja të ruajë paanësinë

Partia Demokratike mori në mbrojtje Presidentin Ilir Meta dhe e cilësoi Kuvendin ilegjitim dhe votimin për shkarkimin e Metës si një akt antidemokratik të regjimit Rama-Doshi.

“Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë. Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor”, thuhet në deklaratën e PD.

PD është e qartë se vendimi është antikushtetues.

“Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës”, mbyllet deklarata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë