Politike

PD: Me Kodin e Etikës, Rama u hodhi hi syve qytetarëve për 8 vjet

Partia Demokratike ka reaguar përmes zëdhënëses    së grupit parlamentar, Oriola Pampuri, për mbledhjen e parë të qeverisë së re dhe asaj c’ka tha kryeministri Edi Rama.   

“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi Kodin e Etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, thotë Pampuri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë