Politike

PD mbledh kryesinë: Do analizojmë masakrën zgjedhore në 25 prill

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi u ka nisur një mesazh demokratëve ku i njofton për mbledhjen.

Në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet analiza në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit, të cilësuara si masakër zgjedhore. Gjithashtu, Bardhi njofton se në 17 korrik do të thirret Kuvendi Kombëtar i PD.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

  1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
  2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit", shkruan Bardhi.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë