Lajme

PD krijon koalicion opozitar, partitë që pritet të firmosin

Ditën e nesërme Partia Demokratike ka vendosur të krijoië koalicionin opozitar. Firmosja e kësaj marrëshveshjeje mes PD-së dhe partive të tjera opozitare pritet të finaalizohet nesër në orën 09:00.

Me koalicionin e PD-së, do të bashkohen partitë kryesore të opozitës, të cilat kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas Partisë Demokratike  kjo do t’i hapë rrugë drejtesisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë