Politike

PD kërkon anulimin e tenderave: Paratë të përdoren për krizën e koronavirusit

Partia Demokratike kërkon anulimin e pesë tenderave të hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe transferimin e parave për këto projekte tek emergjencat e koronavirusit.

“Vendi tani nuk ka nevojë për shpenzime të padobishme! Me zgjerimin e hartës së pandemisë në Shqipëri, me rritjen e numrit të të prekurve nga COVID 19 dhe me rritjen e numrit të viktimave, qeveria duhet të kish hequr dorë nga vendimet që pasurojnë një grusht njerëzish në kurriz të shëndetit të shqiptarëve”, deklaroi përfaqësuesi i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj akuzon Kryeministrin Edi Rama për hipokrizi.

“Edi Rama tjetër thotë dhe tjetër bën. Flet për luftë kundër koronavirusit, por në vend të financimit të luftës, çon miliona euro tek kompanitë e ndërtimit. Dje janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet. 4 tendera që nuk kanë lidhje as me shëndetësinë, as me ndihmën sociale dhe të papunët, as me ndihmën për bizneset e mbyllura”, vijoi ai.

PD kërkon që procedurat të anulohen menjëherë këto para të shkojnë për të ruajtur mijëra vende pune të mbyllura dhe

“7 milionë euro të tenderuara në një ditë për beton mund të shkojnë në një drejtim shumë të vlefshëm. T’i përdorë për shëndetësinë, për dezinfektimin e qyteteve, të rrugëve dhe banesave të shqiptarëve. Të financojë qindra mijëra njerëz në kufij të mbijetesës. Të garantojë se konsumi, bizneset dhe punësimi nuk do të shemben përtokë nga kriza. Këto dhe jo betoni korruptiv janë shërbimi më i mirë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, mbylli deklaratën e tij Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë