Politike

PD kallëzon ‘Aktivistin’, SPAK nuk e pranon. KQZ po vlerëson nëse ka shkelje të kodit zgjedhor

Nga Gazeta 'SI'- Me argumentin se përbën një krim të rëndë zgjedhor, demokratët iu drejtuan SPAK-ut për të kallëzuar aplikacionin “Aktivisti”, duke e cilësuar si dhunim të vullnetit të zgjedhësve, ndonëse nuk është pranuar.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se SPAK-u nuk e pranoi denoncimin, që sipas tij evidenton shkeljen e ligjit dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it nga Kryeministri Rama dhe i gjithë kabineti i tij.

Pas padisë së bërë nga Partia Demokratike në KQZ ka nisur vlerësimin duke mbledhur informacione nëse ky aplikacion përbën shkelje të kodit zgjedhor.

“Presim pas asnjë humbje kohe dhe pa burokracitë që ndeshëm sot, ku SPAK nuk pranoi që ta merrte në dorëzim drejtpërdrejt. Do e depozitojmë me postë që askush të mos ketë më alibi dhe SKAP të veprojë me shpejtësi. Detyra e SPAK është t'i vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata jo vetëm për të ndëshkuar por edhe për të dhënë një mesash të qartë që zgjedhjet mbrohen, që jo më kot legjislatori ka dhënë rregulla kaq të ashpra dhe dënime të rënda për cenimin e të drejtave të zgjedhësve",- tha deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashki, pas daljes nga SPAK.

Aplikacioni i “Aktivistit” është bërë burim kritikash dhe akuzash për qeverinë, si nga opozita edhe nga aktorë të tjerë të shoqërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë