Politike

PD hesht për Dvoranin, Balla: Basha të reagojë, është me Metën apo me SHBA?

Partia Demokratike nuk ka reaguar ende për çmimin që DASH i akordoi gjyqtarit Ardian Dvorani si kampion i antikorrupsionit. Brenda 24 orësh, Presidenti Ilir Meta ka dhënë dy reagime, ndërsa PD-ja nuk e ka cekur njeriun që dikur e etiketonin si “frymëzim të korrupsionit”.    

“Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim. Por pyetja që pret përgjigje është:

Lulzim Basha Kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur?

Ku është Luli Basha?

Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit?

Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju!

Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi?

Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!”, reagoi kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, përmes një komenti në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë