Politike

PD e Rithemelimit: Të shkarkohet krybashkiaku i Kuçovës, përfitoi tendera në kompaninë ku është aksioner

PD e Rithemelimit ka denoncuar të shtunën kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, Adriatik Zotkaj, për të cilin ka kërkuar shkarkimin nga ky post, duke e akuzuar se  ka përfituar tendera në mënyre të paligjshme.

Zëdhënësja e zyrës së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli ka deklaruar se Bashkia e Dimalit i ka dhënë tender një kompanie e cila ka si kontraktor djalin e Adritaik Zotkajt, ndërkohë që ky i fundit është zotërues i 35% të aksioneve.

Sipas Vangjelit një kryetar bashkie e ka të ndaluar të jetë aksioner në kompani, aq më shumë kur këto të fundit fitojnë të ardhura nga buxheti i i shtetit.

“Pasi ILDKPKI evidentoi shkeljet në deklarime Zotkaj deklaron si pasuri: pronar me 35% të aksioneve në shoqërinë tregtare Albania Beverages Group shpk në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit, neni 29. Fëmijët rezultojnë pronarë në 3 shoqëri tregtarë dhe më njërën prej të cilave implementon kontrata publike.

Konkretisht në datën më 22 Janar 2024 në buletinin e APP nr.3 është publikuar “Njoftimi i lidhjes së kontratës me objekt: Rikonstruksion i Rrugës Drenovicë, e lidhur midis AK Bashkia Dimal dhe kontraktorit bashkim i operatorëve ekonomike  me nënkontraktor  kompaninë në pronësi edhe të djalit të kryetarit Zotkaj  G & M CONSTRUCTION 07 sh.p.k 3) Bashkëpronësi me të shoqen i një toke me sipërfaqe. 1100 m2

4) Kredi bankare në tri banka të nivelit të dytë në vlerat 75 mijë euro, 30 mijë euro dhe 1 000 000 euro, kjo e fundit marrë në emër të shoqërisë ku është aksioner të cilën e ka shlyer në vlerën 500 mijë euro”, renditi Vangjeli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë