Politike

PD e Rithemelimit; Katër koordinatorët që do të ‘ngrenë’ njerëzit në protesta. Noka: Këlliçi do të jetë për Tiranën    

Kryesia e PD-së së Rithemelimit miratoi të martën emrat e katër koordinatorëve që do të merren me organizimin në bazë për përgatitjet për protestat.

Ata janë: Bardh Spahia, Klevis Balliu,  Aurel Bylykbashi dhe Arben Qiriako

Prej kohësh kryesia e PD se Rithemelimit ka paralajmëruar fillimin e protestave.

Por për të shkuar deri aty, voliten takime në bazë dhe sensibilizim.

Pas mbledhjes së kryesisë, Flamur Noka tha se 4 koordinatorët do të jenë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë, ndërsa për Belind Këlliçin tha se do të jetë drejtues politik i Tiranës.

“Zyra e organizimit do të forcohet me 4 koordinatorë, Këlliçi do të jetë drejtues politik i Tiranës. Janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë. Çështje ditësh do të merrni vesh për bashkimin e PD-së”, tha Noka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë