Politike

PD e Rithemelimit e nis 2024 me të vetmin objektiv (të vjetër) politik; Të mbrohet Berisha (asnjë fjalë për bashkim apo hapje)   

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, dhe sic i takon sipas hirearkisë politike, Flamur Noka, drejtoi kryesinë e PD-së së Rithemelimit, duke thirrur në krah Luciano Bocin dhe Oerd Bylykbashin.

Kjo ishte mbledhja e parë për Nokën si drejtues i një mbledhje kryesie në mungesë të Sali Berishës ndaj të cili është aplikuar masa shtrënguese “arrest në shtëpi’ me vendim të GJKKO-së.

Që në fillim të fjalës së shkruar paraprakisht, Noka tha se kryesia ishte thirrur me porosi “të kryetarit të PD-së, Sali Berisha”.

Në mbledhjen e parë të kryesisë së PD-së së Rithemelimit, fjalimi i parapërgatitur (që Noka e lexoi rrjedhshëm) nuk premtoi axhendë të re politike.

Noka përmendi 18 herë emrin e Sali Berishës dhe gjithcka tjetër e lidhi me po atë emër.

“Ka një dallim mes liderëve dhe kryetarëve. Të dytët shkojnë e vijnë, të parët mbeten. Dhe ky është sekreti i Sali Berishës…”, tha Noka.

Ai u fokosua tek objektivat e vjetra politike; mbrojtja për Sali Berishën duke e cilësuar fillim e mbarim të ‘burgosur politik’ dhe mosbindja civile (po në mbështetje për Berishën) vendim ky apo lëvizje e shpallur qysh herët vitin e kaluar.

Të tjerat pastaj vetëm ujëra politike me një gjuhë të drunjtë në mbështetje të objektivit të parë.

Asnjë fjalë për bashkimin apo grupin tjetër të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi apo për hapjen e partisë  

Prioritetet për PD-në e Rithemelimit sa duket janë të qarta dhe ato lidhen vetëm me një emër; Sali Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë