Partia Demokratike e cilëson të pakuptimtë vonesën e prokurorisë për të verifikuar nëse Valdrin Pjetri është person i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali apo jo, çka e bën automatikisht subjekt të ndalimit të ligjit të dekriminalizimit për marrjen e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës.
PD kërkon nga organi i akuzës një reagim më të shpejtë për këtë çështje.
“Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit”, thuhet në letrën që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme.
Letra kujton se sipas të dhënave të PD-së, rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.