Politike

PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e katër ligjeve

Nga Gazeta ‘Si’- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore që synon shfuqizimin e disa ligjeve të miratuara nga mazhoranca socialiste, të cilat sipas opozitës bien ndesh me interesin publik dhe procesin e integrimit europian të vendit.

Paketa përfshin shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për Paketën e Maleve, si dhe disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.

Sipas demokratëve, nisma nuk përfaqëson vetëm një qëndrim politik të opozitës, por edhe shqetësimet e grupeve të ndryshme të shoqërisë civile që kanë kundërshtuar këto ligje.

PD argumenton se ndryshimet e propozuara synojnë mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe zonave malore, duke shmangur, sipas saj, favorizimin e interesave private në dëm të interesit publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë