Lajme

PD dhe LSI ankimojnë vendimin e KQZ për anëtarët e KZAZ-ve

Partia Demokratike dhe LSI ankimuan në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për mospranimin e anëtarëve të KZAZ-ve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro dhe një kundër kërkesën e PD dhe LSI për tu përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore.

Mazhoranca në KQZ argumentoi se opozita e bashkuar nuk është subjekt zgjedhor apo parti parlamentare ndaj dhe nuk mund të ketë anëtarë në KZAZ.

PD dhe LSI depozituan të shtunën (18 maj) pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor.

Lista u dorëzua nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso, i cili u paraqit në KQZ bashkë me përfaqësuesin e LSI-së. PD dhe LSI, edhe pse nuk do të garojnë në zgjedhje kërkuan të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të pasur anëtarët e tyre në komisione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë