Partia Demokratike reagoi përmes Oerd Bylykbashit lidhur me propozimin e PS-së për reformën zgjedhore, jo në një qëndrim zyrtar, por përmes një deklarate të shkëputur nga mediat
“Vota e emigrantëve vritet në parim duke kërkuar njësoj si më përpara që emigrantët të votojnë vetëm nëse kanë një adresë të ligjshme. Ata qindra mijëra emigrantë që kanë ikur vitet e fundit, që e vërteton edhe censusi i manipuluar, nuk do të kenë të drejtën e votës.
Ajo që ne kemi deklaruar është që të garantohet një sistem zgjedhor, nëpërmjet 5 qershorit, i cili jo vetëm hap listat e zgjedhësve ku garantohet dhe barazia e votës, por të bëhet në mënyrë që te ketë një proporcion të drejtë me vendimet e Kushtetueses.
Nëse do të kishim bërë një Reformë Zgjedhore konsensuale, do të kishim gjetur një formulë shumë më të mirë për të trajtuar edhe votën e emigrantëve.
Ajo që ka bërë PS është një truk i mëtejshëm për të mbajtur statuskuon siç deklaroi Rama në dhjetor të 2023”, tha Bylykbashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.