Politike

PD, Bardhi: Po mbledhim të dhëna, Policia në shërbim të PS

Fushata zgjedhore pritet që të jetë e ndezur ditët në vijim.

E ka paralajmëruar Gazmend Bardhi i cili prej kohësh është zhvendosur në Elbasan aty ku po drejton edhe fushatën në emër të PD-së.  

“Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve vendore në fushatë elektorale.

Po mbledhim të dhëna për kërcënime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.

Kam një apel për policinë e shtetit dhe institucionet e drejtësisë. Nuk mundet policia e shtetit dhe institucionet e drejtësisë të bëhen vegël e politikës dhe kam parasysh këtu vegël e Taulant Ballës.

Drejtori i policisë se qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD. Do të duhet të zbatojë ligjin nuk duhet ti shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatojë ligjet e shtetit”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë