Lajme

PD akuzon: vëllai i Fatmir Xhafës i dënuar për trafik droge

Partia Demokratike ka denoncuar sot, me dokumente dënimin e vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali për trafik droge me 7 vite e 2 muaj burg. Sipas deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Xhafaj i ka siguruar paprekshmërinë vëllait të tij Agrn Xhafaj, edhe pse është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë.

Për këtë Partia Demokratike i ka shtrura shtatë pyetje ministrit Xhafaj.

1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?

7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë