Politike

PD, 23 amendamente për rritjen e pagave, Berisha akuza Bashës për Portin e Durrësit: Shkriu aksionet me Ramën   

Dy janë çështjet që përmendi kryetari i PD-së, Sali Berisha, në takimin me grupin parlamentar.

Projekti i Portit të Durrësit që do të diskutohet të enjten në seancë parlamentare dhe amendamentet e grupit për buxhetin e vitit 2023  

 “Porti i Durrësit përbën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale, me të cilin shqiptarëve u grabitet pasuria e tyre kombëtare numër një.

Përbën aktin mafioz, me të cilin Edi Rama shkriu aksionet dhe me ish-kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik.

Përbën aktin, dhe kur e them këtë, duhet të sqaroj shqiptarët se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emaar dhe menaxheri i kompanisë familjare, Basha, ishte i njëjti person, çfarë ndodhi?

U them këtu atyre që thonë se po bëjnë politikë, nuk po bëj politikë, ky menaxher doli e tha se dhashë dorëheqjen nga kompania Basha.

I pari, unë e besova që dha dorëheqjen. Por unë dhe të gjithë ata që besuam se kjo ndodhi, gabuam. Sepse pikërisht kjo nuk kishte ndodhur. Ky ishte një mashtrim, sepse një muaj më vonë, ky dopio-menaxher, u gjet se vazhdonte punën në kompaninë Basha.

Menaxheri nuk dha dorëheqje nga Emaari, nuk deklaroi se do dorëhiqej dhe do mbetej menaxher i Bashës. Por pas një muaji ai vazhdonte menaxher i të dy kompanive.

Ky përbën një akt shekspirian në kuptimin e gllabërimit të opozitës. Të kreut të opozitës. Me një aferë të tmerrshme mafioze”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së foli edhe për 23 amendamente që ka propozuar grupi i PD-se që në thelb synojnë rritjen e pagave.   

“Deputetët e PD-së kanë përgatitur 23 amendamente, kanë thirrur në interpelancë dhe Edi Ramën.

Amendamentet e paraqitura përbëjnë natyrisht një përmbysje reale të planifikimit dhe shpërndarjes së buxhetit, nga një buxhet për t’u vjedhur, në një buxhet në shërbim të qytetarëve, nevojave të tyre, rrogave dhe pensioneve të tyre, më të ulëtat në rajon, dhe që me këtë buxhet bëhen edhe më të ulëta siç e paraqitën ata.

Në buxhet, në amendamentet e përgatitura, janë përparësuar, pas rrogave dhe pensioneve, ku kërkohet një rritje 25 përqind e rrogave dhe pensioneve, një rritje shumë e ndjeshme e tyre, janë përparësuar buxheti për arsimin, i cili përsëri është diskriminuar, është përparësuar buxheti për shëndetësinë, janë përparësuar lëvizje dhe masa fiskale në favor të qytetarëve për të ulur përballimin e çmimeve të tmerrshme që ka sot”, tha ai.

Do kërkohet gjithashtu ulja e TVSH në 6 përqind për energjinë dhe ushqimet, barazimi i TVSH-së për produktet bujqësore, heqja e akcizës së gazit, rimbursimi i të gjitha dëmeve të Covid-it për bizneset. Si dhe rritja e pagës me 30% për pedagogët.

“Për pedagogët e universitetit kërkohet rritja 30 përqind e pagave. Ky kujtoi se i shtypi, por e vërteta është se universiteti po zien. Ne do mbrojmë rritjen e rrogave të tyre dhe përsëri mbetemi larg Prishtinës”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë