Politike

Do jetë në tubim në 6 dhjetor? Meta në zyrën e Berishës: Ne në protestë kemi qenë gjithnjë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk iu përgjigj pyetjes nëse do t’i bashkohej protestës së thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor, i pyetur pak ditë më parë.

Ai la të hapur gjithçka, ndërsa zhvilloi të mërkurën një takim me Sali Berishën në selinë blu.

Pjesë e axhendës së këtij takimi ishin protesta e afërme dhe primaret e PD-së që kanë filluar me shpalljen e emrave kandidatë.

Meta u përshendet nga Flamur Noka në fund të takimit, ndërsa siguroi se ai ka qenë në proteste gjithnjë, teksa u pyet konkretisht nëse do të ishte në protestën e 6 dhjetorit. "Gjithmonë në protestë kemi qenë”, u përgjigj ai shkurt ndërsa nuk dha një përgjigje më të gjatë kur u pyet edhe për temat e tjera të takimit.

Meta nuk u pa aq entuziast pas këtij takimi sa herët e tjera, ndërsa shoqërohej si gjithnjë nga Petrit Vasili.

Berisha deklaroi pak ditë më parë se PD do të zhvillojë protestë ditën kur Europa zbret në

Tiranë në shenjë kritike jo për evropianët por për punën e kryeministrit Edi Rama.

Ai siguroi se protesta do të jetë paqësore por nuk nguroi të kujtonte se po atë ditë është edhe gjyqi për statutin e Bashës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë