Politike

23 amendamentet e Buxhetit, Berisha i rrëmben propozimet grupit “Alibeaj”

Gazeta Si - Seanca e buxhetit të kësaj të enjteje (24 nëntor), pritet të shoqërohet me 23 amendamente të deklaruara nga kryedemokrati Sali Berisha.

Por në këto 23 amendamente, “fshihet” një lëvizje e Berishës për të bashkuar grupin e përçarë të deputetëve dhe shkrirë grupin parlamentar Alibeaj, që de jure përfaqëson Partinë Demokratike në Parlament.

Në listën e dërguar nga PD-ja vërehet se pjesa më e madhe e propozimeve vijnë nga deputetët që nuk i janë bashkuar grupimit Berisha.

Këtu mund të futen Jorida Tabaku, Helidon Bushati, Orjola Pampuri, Dhurata Çupi, Bledjon Nabllati, Arbër Agalliu, Eralda Bano apo dhe Bujar Leskaj.

Sipas burimeve pranë Gazeta Si, mësohet se nuk bëhet fjalë për një bashkim të amendamenteve, por se kjo është vetëm një lëvizje që e ka ndërmarrë vetë Berisha për t’u shfaqur në seancë se e ka te gjithë grupin me vete.

Vetë grupimi i deputetëve të Partisë Demokratike që njihet zyrtarisht ka njoftuar se ka depozituar 14 amendamente gjithsej.

“Partia Demokratike ka dorëzuar 14 amendamente në Kuvendin e Shqipërisë për t’u diskutuar ditën e nesërme. Në qendër të amendamenteve kanë qenë familja shqiptare dhe prekja e saj nga kriza”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërsa deputetët shprehen se nuk ka bashkim amendamentesh. “Nuk e kuptojmë se si mund tee merret puna e tjetrit dhe emri i tjetrit pa na pyetur. Si duket kanë pasur pak amendamente për vete”, tha një nga deputetët.

Po t'i krahasosh amendamentet janë të njëjtat mes ato që prezantoi Berisha dhe grupimi tjetër i demokratëve në parlament. Sakaq vetë Berisha është një ndër propozuesit e një prej amendamenteve. Ai propozon që merret vendimin për rritjen e të gjithë pagave me 25%.

LISTA E 14 amendamenteve te grupimit “Alibeaj”

Do të prezantojnë amendamente deputetët si vijon:

1. Dhurata Çupi (rritjen me 50% të transfertës së pakushtëzuar për bashkitë);

2. Arbi Agalliu (rritjen me 10% të pensioneve me një fond prej 12 miliardë lekë);

3. Helidon Bushati (3-fishimin e fondeve të akorduara për të përndjekurit politikë);

4. Lefter Geshtenja (heqjen e akcizës për gazin e lëngshëm GPL);

5. Eralda Bano (shtimi me 100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara);

6. Orjola Pampuri (rritjen me 20% të fondit të pagave për mjekët dhe infermierët);

7. Zheni Gjergji (dyfishimi i ndihmës ekonomike, me një fond shtesë prej 4 miliardë lekë);

8. Bledion Nallbati (kreditimi i TVSH-së për grumbulluesit e produkteve bujqësore);

9. Saimir Korreshi (zerimi i tatimit për inputet bujqësore);

10. Emilia Koliqi

11. Jorida Tabaku (heqjen nga skema e përjashtimeve të TVSH-së për resortet luksoze dhe lojërat e fatit); (heqjen e pagesës së akcizës sipas normës së inflacionit); 

12. Dashnor Sula (uljen e TVSH-së për shportën e ushqimeve në 6%);

13. Andia Ulliri (uljen e TVSH-së së energjisë në 6% për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë).

LISTA E 23 AMENDAMENTEVE TË PD/ Grupimi Berisha

1. Skema e të përndjekurve politikë (20% te privatizimeve) (Bujar Leskaj).

 2. Trefishimi i fondeve për ish të përndjekurit, nga 1 miliardë lekë në 3 miliardë lekë (Bujar Leskaj & Helidon Bushati).

3. Rritja në 5% të PBB-se të buxhetit të arsimit (Luçiano Boci).

4. Rritja me 1% te PBB-se të buxhetit të shëndetësisë. (Lindita Metaliaj)

5. Anulimi i pagesave buxhetore për tre PPP-të në shëndetësi (Albana Vokshi). 

6. Dëmshpërblimi i covid 19 (Mond Spaho). 

7. Rritja me 30% të pagave të pedagogëve (Ina Zhupa).

8. Trefishimi i fondeve për kërkimin shkencor, nga 300 milionë në 1 miliardë lekë (Ina Zhupa).

9. Rritja me 20% të pagave në shëndetësi (Orjola Pampuri).

10. Dyfishimi i fondit të ndihmës ekonomike (Orjola Pampuri).

11. Rritja e numrit të mësuesve ndihmës, rreth 1 mijë mësues ndihmës (Eralda Bano).

12. Dhjetëfishimi i fondit për rritjen e pensioneve, nga 1.2 miliardë lekë në 12 miliardë lekë (Arbër Agalliu, Dhurata Çupi).

13. Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë, nga 1% në 1.5% te GDP-se (Dhurata Çupi).

14. Limiti i arkës (Emilia Koliqi).

15. Heqja e akcizës së gazit të lëngshëm (Helidon Bushati & Lefter Gështenja).

16. Ulja e TVSH-së për ushqimet bazë të shportës (i njëjtë me propozimin me projektligjin e dorëzuar 1 vit më parë) (Jorida Tabaku).

17. Ulja ne 6% te TVSH-se per energjinë elektrike (Jorida Tabaku).

18. Barazimi i TVSH (hyrje-dalje) të produkteve bujqësore (Bledjon Nallbati).

19. Heqja e TVSH për inputet bujqësore (nga 10% në 0%) (Bledjon Nallbati).

20. Votimi elektronik Durrës-Elbasan (Oerd Bylykbashi).

21. Dëmet e përmbytjeve Shkodër-Lezhë (Greta Bardeli).

22. Heqja e indeksimit të akcizave (Jorida Tabaku)

23. Rritja e gjithë pagave me 25% (Sali Berisha)


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë