Treg

PBB-ja e Europës u tkurr në tremujorin e tretë, por punësimi u rrit

Nga Gazeta 'Si'-Shifrat e Bashkimit Europian dhe Eurozonës për produktin e brendshëm bruto (PBB) dhe punësimin mbeten relativisht të qëndrueshme për tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas të dhënave nga Eurostat.

Të dhënat e publikuara nga zyra e statistikave tregojnë se PBB-ja në Eurozonë, e cila përbëhet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian që kanë adoptuar euron si monedhën e tyre, u tkurr me 0.1% në tremujorin e tretë (TM3) krahasuar me tremujorin e dytë.

Kjo është tkurrja e parë që nga viti 2020. Shifra është në përputhje me pritshmëritë e tregun dhe vjen pas një rritje prej 0.2% në tremujorin e dytë (TM2) të këtij viti.

Rritje e lehtë e normës së punësimit

Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, numri i njerëzve që punojnë në BE u rrit me 0.2%, dhe 0.3% në Eurozonë.

Në përgjithësi, situata ekonomike në BE dhe eurozonë është lehtësuar në vitin 2023 krahasuar me vitin e kaluar. Efektet e krizave energjetike dhe ekonomike të shkaktuara nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës po lehtësohen.

Për më tepër, rritja e normave të inflacionit po stabilizohet, me një normë 2.9% për tetorin 2023 në eurozonë, nga 4.3% në shtator, që shënoi shifrën më të ulët që nga tetori 2021.

Norma e inflacionit në eurozonë u regjistrua në 10.6% në tetor 2022, nga 9.9% në shtator.

Vlerësimet parashikojnë që inflacioni të rritet përkohësisht dhe rritja të mbetet e dobët për pjesën e mbetur të vitit 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë