Para

Paundi britanik në ditën më të keqe, afër barazimit me dollarin

Paundi britanik është zhvlerësuar me mbi 5% pasi qeveria u zotua të vazhdojë me reduktime të mëtejshme të taksave, duke nxitur frikën se politikat e reja fiskale do të çojnë në rritje të inflacionit dhe borxhit.

Kjo është rënia më e madhe e sterlinës që nga marsi 2020, kur investitorët u panikosën për shkak të pasojave të Covid-19.

1 paund këmbehet sot me 1.03 dollarë, duke iu afruar barazimit me të.

Rënia erdhi pasi Kancelari i Departamentit të Biznesit, Kwasi Kwarteg tha të dielën se do të vazhdojë shkurtimi i taksave dhe u paralajmërua një rritje agresive e normës së interesave nga banka e Anglisë.

Kjo situatë kërcënon të përfshijë në trazira administratën disaditore të kryeministres së re Liz Truss, ndërsa vendi po përballet me një krizë të kostos së jetesës. Shitjet masive të monedhës britanike nisën që të premten, kur ajo ra me 1.4%.

Truss do të përballet me konservatorët nëse paundi barazohet me dollarin./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë