Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet i gatshëm për koalicion me çdo forcë politike që pranon të garojë me lista të hapura.
“Ne sigurisht jemi të hapur për Lëvizjen për Ndryshim me znj.Topalli dhe me çdo forcë tjetër të ngjashme që pranon pa asnjë hezitim kushtin e panegociueshëm për listën e hapur.
Ne futemi në koalicionin vetëm me forca që pranojnë listën e hapur që është edhe diferenca që ne kemi me kundërshtarët tanë politikë që janë qeveria e Edi Ramës dhe opozita PD-LSI”- tha Patozi.
Partitë me profil të djathtë jashtë PD-së janë ende në proces negociimi për përfundimin e listave të kandidatëve për deputet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.