Politike

Patozi: Prej kujt do të vijë ndryshimi në Shqipëri

Drejtuesi i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi thotë se ndryshimi në Shqipëri nuk mund të vijë vetëm prej militantëve politikë.

“Në radhë të parë se ata janë pak, me gjithë raportimet fiktive të partive për numrin e tyre. Por mbi të gjitha se në pjesën dërrmuese ata janë, sa të indoktrinuar, aq edhe të papërfillur prej kryetarëve të tyre, të cilët janë shndërruar gradualisht në pronarë të forcave kryesore politike”, thotë ai.

Patozi nënvizon se Bindja Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo zë dhe çdo aktor të shoqërisë, që është angazhuar të japë kontributin e vet në funksion të ndryshimit të ambientit politik në Shqipëri.

“Ata nuk kanë nevojë që të rreshtohen dhe të mendojnë njësoj me ne dhe as të bëhen anëtarë partie, por mund të ruajnë të pacenuara bindjet dhe profilin e tyre. Ne ua japim njësoj mundësinë që të kandidojnë me siglën e Bindjes Demokratike, duke e ruajtur të paprekur individualitetin dhe pavarësinë e tyre”.

I vetmi kusht, sipas tij, është se kandidatët duhet të jenë me biografi politike pa njolla të errëta dhe pranojnë parimin e listës së hapur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë