Politike

Patozi ironizon përplasjen në PD: Doktori shpreson tek legalizimi, Luli po shtrëngon letrat

Ish-Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka ironizuar përplasjen në PD mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.   

“Kjo lufta e ashpër e Lulit me doktorin është bërë njësoj si ato konfliktet e zakonshme të pronësisë në Shqipëri. Kur njëra nga palët mbështetet tek ligji i Urbanistikës, kurse tjetra i ka varur shpresat tek legalizimi.

Berisha natyrisht që i përket kategorisë së dytë, sepse Partinë Demokratike me letra e ka Luli. Ndaj edhe që të ketë ndonjë shans për të fituar duhet të kapërcejë shumë pengesa...”, shkruan Patozi. Por si?  

“Në fillim duhet ta realizojë godinën pa leje nën hundën e policisë ndërtimore të Ramës, për ta bërë fakt të kryer, që t'i lindë e drejta për ta futur në legalizim. Por edhe sikur tek Kadastra t'ia bëjnë mbarë dhe t'ia japin çertifikatën, prapë çështja do të shkojë në gjykatë.

Dhe aty pastaj është e sigurt që do të ketë  gjithmonë një përfaqësi të ambasadës amerikane, e cila do t'i ndjekë nga afër të gjitha seancat”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë