Shendet

Pasioni për kafenë është i shkruar në ADN-në e njeriut

Pasioni për kafe ose çaj është i shkruar në ADN: edhe pse njeriu është i programuar ta lidhë shijen e hidhur, me rrezik të madh, disa gjene na bëjnë pak a shumë të ndjeshëm me këtë aromë dhe modifikojnë preferencat tona për kafe, çaj dhe alkool. Kjo doli nga studimi i udhëhequr nga Instituti Australian, “QIMR Berghofer” dhe i botuar në revistën shkencore “Reports”.

Studiuesit, të udhëhequr nga Jue Sheng Ong dhe Liang-Dar Hwang, analizuan më shumë se 400.000 gjenome të ruajtura në një nga bankat më të mëdha të gjeneve në botë, britanikja “Biobak”, në kërkim të varianteve të ADN-së lidhur me perceptimin e tre substancave të ndryshme të hidhura: propylthiouracil ose Prop, përdoret edhe si ilaç antitroid, kininë, e cila ka veti anti-malarje, ul temperaturën, është analgjezik dhe ka kafeinë. Gjithçka për të vlerësuar efektet e perceptimit të ndryshëm të hidhur në konsumin e kafesë, çajit dhe alkoolit.

Studiuesit zbuluan se një ndjeshmëri më të lartë të kafeinës së hidhur, për shkak të pranisë së gjeneve të veçanta, është e lidhur me rritjen e konsumit të kafesë dhe një mundësie më të madhe për të qenë dashamirës të kësaj pije.

Nga ana tjetër, ndjeshmëria më e lartë për Prop dhe kininë çon në konsumimin e më shumë çaji dhe më pak kafeje.

Sa i përket alkoolit, hulumtimi ka sqaruar se rritja e perceptimit të propionit, lidhet me konsumin më të ulët, ndërsa dy substancat e tjera duket se nuk kanë ndonjë ndikim të veçantë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë