Treg

(Pa)Siguria ushqimore, Rama: 15 vite burg dhe heqje të ushtrimit të biznesit

Të gjithë që do të shkelin standardet e sigurisë ushqimore duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve do të dënohen me deri 15 vite burg, do të paguajnë një gjobë dhe do t'u hiqet përjetësisht e drejta për të ushtruar këtë lloj aktiviteti.

Do të vihen përpara drejtësisë edhe ata që abuzojnë me afatet e ushqimeve në treg, pra ato subjekte që mbajnë në raftet e tyre ushqime të skaduara.

Kryemninistri Edi Rama në një takim konsultativ me përfaqësues të bizneseve, kryesisht të prodhuesëve ushqimorë, diskutoi sot me ta ndryshimet në Kodin Penal për garantimin e sigurisë ushqimore.

“Në emër të mbijetesës shitet një produkt kërcënues për ata që e konsumojnë. Zgjidhja nuk ka qenë e nuk mund të jetë të mbyllim sytë në emër të faktit që dikush po shet në rrugë për bukën e gojës. Në atë cikël nuk mund të prodhosh veç varfërisë. Nuk rriten dot në mënyrë të shëndetshme kompanitë serioze, biznesi i vogël apo i madh nëse nuk garantohet siguria, pasi pasiguria stimulon konkurrencën e pandershme”, tha kryeministri Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/393499091492018/?epa=SEARCH_BOX

Duke folur për problematikat në lidhje me sigurinë ushqimore, ai i vuri gishtin te Kodi Penal i cili nuk parashikon ndëshkim për ata që rrezikojnë shëndetin e njerëzve.
“Do të ishte e padrejtë që ne të përpiqeshim të mbulonim problemet, rreziqet reale, që kërcënojnë shëndetin e njerëzve nga produkte të paçertifikuara, nga të cilat dëmtohet shëndeti.
Një nga çështjet është aspekti legjislativ në lidhje me ndëshkimin. 95 referime janë bërë organeve të hetimit dhe ndjekjes penale me informacione të detajuara dhe dyshime të provuara në fushën e sigurisë ushqimore vetëm në periudhën tetor 2017 - dhjetor 2018. Asnjë referim nuk është kthyer në proces penal... në kushtet kur kompani të caktuara kanë një fitim marramendës nga prishja e rregullave të konkurrencës, nga shitja e produkteve në thonjëza të njëjta me ata që i prodhojnë të sigurta, sot nuk kanë asnjë shtrëngesë të mjaftueshme për t'u vetëpërmabjtur. Edhe kur kapen, nuk u hyn gjëmbë në këmbë”, u shpreh kryeministri Rama.

Gjithashtu përpos ndëshkimeve me burg, gjoba, heqje të së drejtës së ushtrimit të aktivitetit për shkelje të parametrave të sigurisë ushqimore, në Kodin Penal është parashikuar dhe sekuestrim i të gjitha aseteve të prodhimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë